Në Shqipëri rriten rastet me kancer tek femrat dhe të rinjtë, njëri ndër shkaqet ushqimi pa kontroll

2017-03-29 në ora 06:26

Në emisionin e mbrëmjes së sotme në ‘Opinion’ është duke u diskutuar për një temë tepër sensitive, për shkaqet e sëmundjeve në Shqipëri. Teksa paneli diskuton në studion, në opinion.al është hedhur një sondazh ku janë shfaqur disa shkaktarë kryesor që çojnë sëmundjen e shqiptarëve.

Në këto shkaqe përfshihet, ushqimet e pakontrolluar, kequshqyerja, ndotja dhe rrezatimi elektronik, i pyetur lidhur me këto shkaqe Alban Ylli, përfaqësuesi i ISHP, është shprehur se disa prej tyre ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e kancerit.

Ai është shprehur se janë rritur rastet me kancer. Sipas Yllit, rritja e të prekurve me kancer është më shumë tek femrat dhe tek të rinjtë dhe sipas tij këto shkaqe ndikojnë në sëmundje, por nuk mund të themi me siguri që i shkaktojnë ato. “Në fakt nuk është korrekte të them se ky shtim shkakton nga faktorët e përmendur në sondazh.

Disa prej faktorëve që ju përmendi aty kontribuojnë në masën e madhe të kancerit. Disa prej tyre kontribuojnë, mund të themi në vija të trasha”, është shprehur Ylli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *