Në QKUK për 24 orë janë kryer 68 operacione

2018-12-07 në ora 11:28

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 68 operacione me anestezion.

Në sallat Gjinekologjisë kanë qenë 23 raste, në Klinikën Emergjente pesë raste dhe në Ortopedi tetë sosh. Kirurgët maksillofacial kanë operuar tre pacientë, në ORL nëntë, në Torakale vetëm një pacient, ndërsa në Kirurgjinë Plastike tre raste.

Kirurgjia e Fëmijëve ka operuar 6 fëmijë, në Urologji pesë raste ndërsa në Neurokirurgji është realizuar vetëm një operacion.

Poashtu, janë kryer 6 raste operacioni në kirurgji abdominale, derisa Klinika e Anestezionit ka aplikuar anestezione edhe në kabinetin e gastroskopisë, 2 anestezione, tek kabineti i CT-MRI dhe punksioneve 5 anestezione. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *