Në QKUK nisin punën 33 infermierë të rinj

2018-11-29 në ora 12:22

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga sot kanë nisur punën 33 infermierë të rinj të punësuar me konkursin e fundit.

Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, ju ka uruar punë të mbarë këtyre infermierëve.

“Ai tha se po bëhet përpjekje maksimale që të krijohen vende pune në institucionet shëndetësore publike, në mënyrë që stafi infermieror të mos largohet nga vendi. Ai kërkoj nga të sapo punësuarit që të ofrojnë shërbime maksimale për pacientë, ngase shërbimet e tyre do të ndikojnë pozitivisht në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

SHSKUK deklaron se do të vazhdojë pranimin e infermierëve të tjerë, duke plotësuar kërkesat që kanë klinikat. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *