Familja Rama jeton në një dhomë pa ndriçim dhe banjo.
Objekti në të cilin jeton familja Rama në Komunën e Pejës, nuk i ngjanë fare shtëpisë. Familja Rama e përbërë nga dy kryefamiljarë dhe pesë fëmijë, jeton në një dhomë të vetme të cilës i mungon ndriçimi dhe banjo, shkruan rtv21.tv.
Kryefamiljari Kamber Rama, një njeri i vuajtur rrëfen për jetesën e vështirë që po e bën në këtë vend.
Ai kërkon punë por vështirë që mund të gjejë punë të përhershme vetëm ndonjëherë rrallë kur dikush e angazhon. Ai e merr një ndihmë sociale e cila nuk i mjafton që ta kalojë muajin.
Bashkëshorten e tij, Monën më së shumti e shqetëson fakti se fëmijët po i vuajnë edhe për ushqim.
Ajo tregon se kushtet e rënda ekonomike bënë që vajza e tyre në klasën e tetë ta ndërpres shkollën për shkak se u përqesh nga nxënësit e tjerë për mungesë të kushteve.
Familja Rama pret nga njerëz të vullnetit të mirë që të ndihmohet për sigurimin e një shtëpie, ushqimit dhe veshmbathje.