Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agjencionin Kosovar për Produkte dhe Pajisje Mjekësore, janë zhdukur 400 mijë euro.
Në MSH janë tërhequr 100 mijë ndërsa në AKPM 300 mijë euro për udhëtime, e të cilat nuk janë arsyetuar me fatura, raporton Koha Ditore.
Sipas burimeve të gazetës, pagesat janë bërë në vitin 2016 dhe 2017.
Paratë janë tërhequr në emër të avanceve të udhëtimeve në shuma prej 15-20 mijë euro.
Kryeshefi i AKMP-së, Jeton Shala, ka suspenduar drejtorin financiar, Mendim Sojeva ndërsa ka dërguar në Komision Disiplinor drejtorin e administratës, Sejdë Tolaj.