Sot gjatë mbrëmjes një stuhi kaploj një pjesë të vendit, kryesisht në lindje dhe verilindje. Vende-vende ka pasur edhe reshje breshëri.
Edhe në parashikimet e modeleve kompjuterike, parashihej që sot të kishte shtrëngata më intenzive me të reshura shiu.
Sipas rrjetit blitzortung.org, gjatë këtyre dy orëve të fundit në vend janë regjistruar deri në 5000 vetëtima, transmeton Prishtina Ëeather.
Për shkak të fushave jostabile ajrore, që po kalojnë mbi rajon, shtrëngata dhe të reshura lokale shiu, parashihet të ketë edhe ditën e nesërme. /Gazeta Shneta/