Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia ka konfirmuar se në Kosovë aktualisht janë duke pritur rezultatet e analizave të pesë personave të dyshuar të prekur nga koronavirusi, por deri më tani nuk ka asnjë pacient të konfirmuar me këtë sëmundje.
Vitia ka deklaruar se kanë bërë të gjitha përgatitjet për përballje me situatën eventuale të përhapjes së koronavirusit përmes një plani të detajuar që kap koston mbi 10 milionë euro, shkruan Gazeta Shneta.
“Kryeministrit të vendit do t’i prezantohet kërkesa e Komitetit që të ngris shkallën e gatishmërisë në nivel të Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, ka deklaruar Vitia.
Ai theksoi se duke pasuar parasysh faktin që deri më tash nuk ka raste të konfirmuar të Koronavirusit, “ne do ta vazhdojmë me përgatitje për raste eventuale dhe hapat e tjerë do të jenë në raport me zhvillimet që do t’i kemi në terren”.
Vitia theksoi se MSh ka përgatitur Planin e Veprimit për zbatimin e Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Covid-19, ku ka bërë edhe përllogaritjen financiare të aktiviteteve që do të zhvillohen nga Ministria, IKSHPK, Klinika Infektive dhe instituciionet e tjera mbështetëse.
“Pra, secili hap i ardhshëm, varet nga zhvillimet ne terren”, ka deklaruar Vitia.
Deri sot në Kosovë janë testuar 57 raste për koronavirus, të gjitha kanë rezultuar negative.
Gjatë ditës së sotme ndërkaq, në IKSHPK po testohen 5 raste të dyshimta, me rezultatet e të cilave publiku do të njoftohet me kohë. /Gazeta Shneta/