Janë regjistruan mbi 2300 persona të prekur nga rriqrat vetëm gjatë këtij viti.Komuna e Malishevës dhe ajo e Prishtinës dominojnë me numrin më të madh të rasteve të paraqitura.
Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë këtij viti ka pasur shumë raste, të cilat kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të pickimit nga rriqrat shkruan Zëri , përcjell GazetaShneta.
Drejtoresha e kësaj Klinike, Lindita Ajazaj-Berisha, ka thënë për “Zërin” se për shkak të pickimit nga rriqra jeta e një fëmije 10-vjeçar ka qenë në rrezik.
Sipas saj, edhe ky fëmijë është trajtuar dhe me përmirësimin e gjendjes është liruar për në shtëpi.
“Kemi pasur raste me pickime të rriqrave diku rreth 400 raste, prej tyre dominon komuna e Prishtinës, kurse prej komunave tjera është numri më i vogël. Jeta ka qenë e rrezikuar për një fëmijë 10 vjeç, i cili ka qenë me Ethe Hemorragjike Krime Kongo (EHKK). Ai ka qenë në gjendje shumë të rëndë, por falë punës së mjekëve në Klinikën Infektive, si dhe përkrahjes që e kemi pasur nga Ministria e Shëndetësisë e SHSKUK (Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës) është arritur sigurimi i terapisë adekuate që na është dashur neve dhe fëmija në gjendje të mirë është lëshuar në shtëpi”, ka thënë ajo./GazetaShneta/