Në kuadër të programit të trajnimit për VATS, në Klinikën e Kirurgjise Torakale janë realizuar tri operacione të asistuara me ekspertët nga Turqia.
QKUK ka njoftuar se me aparaturën e VATS ndërhyrja është më cilësore dhe më e sigurt, si dhe zvogëlohet mundësia për infeksione, kurse përshpejtohet koha e rehabilitimit të pacientit.
“Vlen të theksohet se me këto operime të fundit, buxhetit të Kosovës i janë kursyer rreth 100 mijë euro. Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Saudin Maliqi, thotë se janë në fazën intesive të trajnimeve për VATS. Sipas tij, e veçanta e kësaje pune është se në në Kirurgjinë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po kryhen operime, me asistim dhe përkrahje të ekspertëve ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Një ekip i kirurgëve torakalë ka qëndruar në Budapest të Hungarisë, për të asistuar mjekët atje në ndërhyrjet kirurgjikale me pajisjen e VATS.
Klinika e Kirurigjisë Torakale po synon të performojë kirurgjinë mini invazive, duke i ofruar pacientëve standardit më të lartë të trajtimit kirurgjik.
QKUK ka marrëveshje me Budapestin, Lubjanën, Sofjen dhe Stambollin për trajnim dhe bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e Kirurgjisë Torakale, përfundon njoftimi. /Gazeta Shneta/