Në Kardiologji pacientëve iu merret urina në gota të plastikes

2018-12-06 në ora 09:57

Një pacient ka denoncuar një mënyrë fare të pazakontë dhe aspak mjekësore, marrjen e urinës për analiza në gota të plastikës të cilat përdoren për pije.

Pacienti i cili nuk ka pranuar t’i publikohet emri, ka thënë se kjo ka ndodhur në repartin 2 të Klinikës së Kardiologjisë, shkruan Gazeta Shneta.

“Një person mori gotë urinare sterile për pacient të vetin dhe 3-4 pacientëve tjera që ishin në dhomë ua mori urinën për analiza në gota të plastikes. Këto gota janë josterile dhe siç po e shihni në foto nuk janë të mbyllura”, ka deklaruar ai.

Marrja e urinës në këtë formë nga personeli mjekësor është e papranueshme, duke pasur parasyshë se rezultati nuk mund të jetë i saktë. Kjo mund të ketë ndodhur për shkak të mungesës së furnizimit me material, por gjithsesi enët sterile në barnatore private kushtojnë rreth 30 cent. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *