Mungesa e shërbimeve shëndetësore për policët vazhdon të jetë një ndër problemet më të mëdha, duke përfshirë këtu edhe strukturat e tjerat të shërbimeve publike.
Këtë e kanë pohuar edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, derisa kryeministri Haradinaj gjatë një konference për media fajin ja kishte hedhur qeverive të kaluara.
“Kemi gjetur shumë punë të pazgjidhura. Ka implikime të mëdha buxhetore dhe kalimi në këtë etapë, pra kemi hyrë në punë dhe ne jemi duke u përballur seriozisht me këto tema. Arsyeja se pse e bëjmë është se nuk mundemi më qe 20 vjet dhe nuk mundemi të presim më shumë”, ka thënë Haradinaj.
Të pyetur se pse ka ngecur ky problem deri më tani zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë përgjigje.