Nëse bebja juaj po përballet me të qarat e muajve të parë të lindjes, padyshim se po kaloni një periudhë stresuese për të dy ju. Por, përpara se të ndiheni fajtor për të qarat e bebes tuaj, të keni parasysh se shumë fëmijë të lindur në zona të industrializuara përballen me probleme të njëjta.
Një grup doktorësh nga departamenti i pediatrisë, kanë publikuar së fundi një studim të bërë në 8700 bebe rreth botës. Çëllimi i studimit ishte të grumbullohen të dhëna rreth të qarave të bebeve gjatë tre-mujorit të parë pas lindjes dhe të krahasohet me nivelet e këtij fenomeni në disa vende botërore, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet e këtij studimi ishin, në Britani të Madhe, Kanadë, dhe Itali, bebet qajnë shumë më shumë sesa vendet e tjera të cilat ishin pjesë e analizës. Foshnjet nga këto tri vende, sipas rezultateve, kanë të qara më të gjata se tri orë në ditë, dhe më se paku tri ditë gjatë javës.
Në anën tjetër, Danimarka, Gjermania dhe Japonia, radhiten në vendet me bebet me të qeta sa i përket të qarave gjatë tre mujorit të parë.
Sipas studiuesve, faktorët e këtyre të qarave mund të jenë të shumta. Duke u nisur nga kushtet ekonomike, jo-barazia sociale, menaxhimi dhe mënyra e kujdesit, apo edhe gjenet e trashëguara nga prindërit. /Gazeta Shneta/