Mamija dhe konsulentja Razije Musa ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të treguar se në çfarë moshe duhet ushqyer foshnjet, pasi të ndërprehet të ushqyerit me gji.
Ajo njëkohësisht kritikon edhe mjekët pediatër, pasi sipas saj, pacienteve po u rekomandojnë që t’i ushqejnë fëmijët me ushqime solide para kohës, shkruan Gazeta Shneta.
Këshillat e saj mbështeten në përvojën e saj dhe të mjekëve botërorë.
Ndiqni postimin e saj të plotë më poshtë:
“Shpresoje qe jeni mire ju dhe
Bebushat e juve
Sot do te kthehem prape tek ushqimi i bebeve.
Se di pse por po e shikoje qe ende ka nena qe kane dilema ne kohën se kur te fillojne ushqimin, edhe pse kete teme e kemi folur e ster folur.
Madje shpesh po marr mesazhe private, ku me thuani qe pediatri ju ka rekomandu me fillu me heret ushqyrjen me ushqime solide sepse beba eshte me formula. Konstatim ky qe me befasone shume sinqerisht.
Sipas pervojes sime dhe sipas mjekeve boterore fillimi i ushqimit eshte keshtu :
1. Te fillohet ne muajin e 6
2. Ska rendesi a eshte beba ne gji a formule, nese beba pine me rregulle, urinone me rregulle dhe ka jashtqitje normale nuk fillohet ushqimi para muajit te 6
3. Mos i jepni uje bebes deri sa te filloher ushqyerja me ushqime solide
4. Gjiri dhe formula kane uje te mjaftueshem, pavaresisht vapes, uji nuk ipet para muajit te 6
5. Ushqimi i hershem fillone vetem me arsye specifike qe rekomandone pediatri, i cili e ka percjelle gjendjen e foshnjes prej lindjes.
6. Mos merrni mendime te qastit, pervoja te tjereve sepse secili femije eshte i vecante ne vete, e sidomos prej njerezve jo profesionale sepse aq sa mendoni qe po beni mire aq edhe keq ndikoni ne shendetin e ardhshem te bebes suaj
Me shumė dashuri
Razija”
/Gazeta Shneta/