Mënyra se si funksionon truri ynë është e komplikuar dhe ka akoma shumë gjëra që shkencëtarët ende nuk i kuptojnë.
Megjithatë, ka dallime të vogla midis trurit të vajzave dhe djemve kur janë në barkun e nënës dhe pasi lindin.
Në mitër, djemtë përjetojnë një rritje të testosteronit në mes të javës së gjashtë dhe 24. Kjo shkakton një zhvillim të trurit ndryshe nga ai i vajzave. Sa më shumë të ekspozohen ndaj testosteronit, aq më implusivë do të jenë djemtë.
Truri i djemve rritet pak më shpejt se vajzat në tre muajt e parë pas lindjes. Në veçanti, pjesa e trurit që kontrollon lëvizjen dhe koordinimin (cerebellum) rritet rreth tetë për qind më shpejt.
Tek vajzat zhvillohen më shumë shikimi dhe dëgjimi.
A preferojnë vërtet djemtë të luajnë me makina?
Sipas një studimi, djemtë e vegjël kanë preferenca ndaj këtyre lodrave, krahasuar me vajzat.
A komunikojnë vazjat më mirë se djemtë?
Mesatarisht vajzat kuptojnë më shumë fjalë se djemtë, sepse kanë më të zhvilluar anën e trurit që është përgjegjëse për të folurën.
Megjithatë, të gjithë këta faktorë nuk janë përcaktues. Sjellja dhe stili i jetesës kanë ndikim më të madh. Për shembull një djalë që rritet në një familje ku i lexojnë shumë, bisedojnë shumë me të, do të ketë aftësi komunikimi më të zhvilluara sesa vajzat që lindin me këtë dhunti, por nuk ekspozohen ndaj bisedave. /Gazeta Shneta/