Gjatë shtatzënisë, femrave u ndodhin gjëra të ndryshme.
Këto janë gjërat më të çuditshme:
Shputa të mëdha – Këpucët e vjetra me siguri do t’ju bien të ngushta, sepse te shumica e shtatzënave shputat rriten gjatë shtatzënisë. Kjo ndodh për shkak të peshës së tepërt dhe ënjtjeve të shputave.
Rritje e shtuar e qimeve – Në shtatzëni flokët janë më të dendura dhe më të bujshme, prandaj edhe qimet në pjesë të tjera të trupit rriten më shumë.
Ndjeshmëri ndaj dritës – Nuk është iluzion, vërtet është e mundshme që për shkak të dhembjes së kokës dhe marramendjes do të keni edhe probleme me shikimin.
Pëlcitja e flokëve – Ndonëse shumicës së shtatzënave flokët u janë dukshëm të dendura në shtatzëni, një pjese tjetër flokët u pëlcasin lehtë. Flokët atëherë humbin shkëlqimin dhe vëllimin dhe duken të pajetë.
Aroma të çuditshme – Ndjeshmëria ndaj aromave gjithashtu është normale gjatë shtatzënisë. Që në fazën e hershme të shtatzënisë shqisa e shijes është shprehimisht e ndjeshme, madje edhe ndaj aromave më të buta të ushqimit.
Pjesët intime – Është e mundshme që pjesët tuaja intime të trupit të ndryshojnë ngjyrën.
Rrjedhja e qumështit – Sisët herët në shtatzëni fillojnë të ndryshojnë, ndërsa disa shtatzënave disa javë para terminit u rrjedh qumështi nga sisët.
Ndryshimet në lëkurë – Pothuajse secilës shtatzënë i shihet nivel i caktuar i shtimit të pigmentimit të lëkurës. Ndryshimet shfaqen që në fillim të tremujorit të parë të shtatzënisë. Gjithashtu, edhe lythat ekzistues mund të ndryshojnë gjatë shtatzënisë, por është e mundshme edhe shfaqja e lythave të rinj.