Ndonjëherë kujdesi ndaj vetes është egoist – dhe kjo është në rregull

2019-06-09 në ora 14:52

Vetëkujdesja: Ne e dëgjojmë këtë fjalë për një kohë të gjatë – ose, më saktë, e shohim atë në Instagram më postimet që lidhen me kujdesin e lëkurës, yoga, lojëra me birila dhe më shumë. Por vetë-kujdesi është më shumë sesa ajo që është komercializuar në mediat tona sociale.

Vetëkujdesja filloi si një mënyrë për t’u kujdesur fizikisht për veten. Më pas u zhvillua në kujdesin për mirëqenien emocionale, madje edhe më shumë për shërimin e përgjithshëm të grave, njerëzve me ngjyrë dhe të komuniteteve më të diskriminuara, transmeton GazetaShneta.

Mirëpo vetkujdesi fatkeqësisht konsiderohet edhe si një formë egoiste.

Kur bie fjala për termin “egoist”, shpesh nxit konotacione negative në fillim. Ne mendojmë tendecën e përqendrimit vetëm tek vetja. Dhe na duket se duhet ta shmangim po ashtu mentalitetin që na bën të mendojmë si ta përmbushim veten dhe interesat tona sa më mirë.

Edhe pse është një term që definon interesimin vetëm tek kënaqësia dhe fitimi personal, si dhe për mungesën e konsideratës për të tjerët, ka shumë studiues që mendojnë për egoizimin si një praktikë e shëndetshme për ta vënë vetën në rend të parë; kjo nuk do të thotë se të tjerët janë më pak të rëndësishëm, shkruan “Health Line”.

Pra, përsërit pas meje: Nuk do ta mundoj veten nëse jam “egoiste”

Ndonjëherë duke qenë “egoist” nuk është një gjë e keqe. Mos e neglizhoni veten dhe shëndetin tuaj për të shmangur ndjenjën e egoizmit. Egoizmi nuk duhet të jetë një gjë e keqe. Mund të jetë mirë të jesh pak egoist për t’u kujdesur për mirëqenien tënde emocionale, mendore dhe fizike.

Shumë njerëz që përqendrohen tërësisht në dhurimin total të energjive të tyre, përfundojnë të mbingarkuar dhe të lodhur. Po ashtu, gatishmëria për të vënë tjerët në rend të parë dhe neglizhimi I nevojave personale mund të sjellë stresin kronik së bashku me një numër rreziqesh për shëndetin, përfshirë diabetin, kanceri dhe sëmundjet mendore.

Ju mund të reduktoni stresin tuaj duke qenë pak egoistë herë pas here dhe duke praktikuar disa shprehi vetë-kujdesi: .

– Provoni disa pozita yoga relaksuese

– Praktikoni përqëndrimin .

– Bëj një shetitje

– Bëni një dush

– Zieni çaj qetësues

– bëni gjum të rehatshëm

– Praktikoni një hobi, si kopshtari, zanate ose gatim

Çfarëdo që të bëni, mos harroni të kujdeseni për veten. Dhe mos harroni, nuk është kurrë egoistë ta bëjë këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *