Çdo nënë që ushqen fëmijën me qumësht gjiri mund të haset me ndonjë helmim. Për fat të keq askush nuk është është imun ndaj helimit. Në një situatë të tillë nënat pyesin nëse mund ta ushqejnë fëmijën me qumësht gjiri? Por duhet të kuptoni që në disa situata mund ta ushqeni fëmijën me gji dhe në disa të tjera jo.
Më e rëndësishme është që kur ndodh helmimi gjatë ushqyerjes me gji duhet të përcaktojmë shkakun se nga vjen.
Shkaqet e helmimit:
Një mundësi është që të helmohesh nga ushqimet. Edhe toksinat qe gjenden ne frutat dhe perimet kane një efekt negativ për shkak të aktivitetit vital të baktereve. Helmimi më serioz ndodh me botulizmin. Duhet të keni shume kujdes me konsumimin e disa ushqimeve si: qumështin, mishin, ëmbëlsirat dhe frutat e kontaminuara.
Vendimi nëse do ta ushqesh fëmijën me gji kur je e helmuar varet nga gjëndja e nënës.
Nëse gjendja është e rëndë duhet të shkoni në spital. Në lidhje me ushqyerjen me gji e vetmja gjë që duhet të bëni është ta nxirrni qumështin vazhdimisht në mënyrë që të mos ju ikë. Dhe pasi ta keni marrë veten, mund të vazhdoni që të ushqeni fëmijën. Nëse gjendja juaj nuk është e rënduar mund edhe të qëndroni në shtëpi.
Por në një situatë të tillë mund ta ushqesh fëmijën me qumesht gjiri?
Sigurisht, që mund ta bëni. Mos e privoni fëmijën nga qumështi i gjirit. Përmban substanca të dobishme, përfshirë edhe ato që sigurojnë mbrojtje imune ndaj fëmijës. Në rastin e një helmimi të parrezikshëm nuk mund të ndikojë në qumështin e nënës. Një nënë duhet të ndjekë me shumë përpikmëri rregullat për një higjenë të pastër. /Gazeta Shneta/