Stresi nuk do të shkaktojë ndërprerjen e qumështit të gjirit. Ka disa faktorë të tjerë që ndikojnë në pakësimin ose mungesën e qumështit si për shembull lindja e parakohshme, komplikacionet në lindje etj. Stresi në vetvete nuk redukton sasinë e qumështit, por nëse ka faktorë të tjerë, stresi i thekson ato.
Megjithatë duhet të keni parasysh që sa më shumë ta ushqeni fëmijën me qumësht, aq më shumë do të prodhojë gjiri, prandaj tregohuni të vëmendshme kur bebi shfaq uri që ta ushqeni. Për shumë nëna, ushqyerja me gji në fillimet e saj është stresuese për vetë faktin se edhe nëna edhe fëmija duhet të mësohen me këtë gjë të re. Përpiquni ta merrni me qetësi derisa të mësoni pozicionet dhe mënyrat e duhura.
Sa herë të jetë e mundur qëndroni afër fëmijës që të keni konakt lëkurë me lëkurë sepse kjo do t’ju ndihmojë të afroheni emocionalisht më shumë dhe do të stimulojë gjirin për të prodhuar qumësht.
• Takohuni me nëna që kanë problemin tuaj.
• Kërkojini mjekut që t’ju drejtojë tek një specialist i gjidhënies.
• Bëhuni pjesë e grupeve ne rrjete sociale që kanë interesa të përbashkëta me ju. /Gazeta Shneta/.