Orgazma femërore nuk është e domosdoshme për shtatzaninë, por disa studime kanë treguar se orgazma mund të rrisë pjellorinë dhe mundësinë për të ngelur shtatzanë.
“Kur një grua përjeton orgazmë, kontraktimet e forta muskulore ndihmojnë përhapjen e spermës nëpërmjet qafës së mitrës, duke i vendosur ato në gypin e falopit ku ndodh fekondimi”, – shpjegon Sherry Ross, mjeke gjinekologe.
Një studim zbuloi se kur një grua arrin orgazëm një minutë para ose deri në 45 minuta pasi partneri i saj ejakulon, ajo ka më shumë gjasa të mbajë spermën sesa nëse nuk arrin orgazëm gjatë kësaj kohe ose nëse nuk arrin fare.
Ndërsa një studim tjetër masiv, zbuloi se kohëzgjatja e një akti seksual dhe shpeshtësia e marrëdhënieve eleminon ndikimin që ka orgazma në mundësinë për të ngelur shtatzanë.
Ka mjekë të tjerë që e hedhin poshtë çdo teori se pjelloria ka lidhje me orgazmën.
Mos u stresoni, ndikon në fertilitet
Kur jeni duke u përpjekur të ngelni shtatzanë, ka shumë arsye që mund t’ju tensionojnë. Por, tensioni mund të jetë pengesë për të arritur atë që doni. Mjekët këshillojnë të jeni sa më të relaksuar sepse kjo ju ndihmon të ngelni shtatzanë.