Ndikimi i hekurit gjatë shtatzënisë

2019-10-09 në ora 13:46

Zbuloni më shumë detaje rreth hekurit; çfarë pasoja bart dhe si duhet kujdesur.

Dukeni e zbehtë dhe mendoni se e keni nga lodhja? Nuk është lodhje, por mungesë hekuri. Megjithatë, megjithëse problemi është kaq i përhapur, ai shpesh anashkalohet dhe nuk diagnostikohet, kryesisht për shkak të vështirësisë në njohjen e simptomave.

Diagnoza e mungesës së hekurit kryhet përmes një testi të thjeshtë gjaku që mat nivelin e hemoglobinës (përbërësi kryesor i rruazave të kuqe të gjakut që mundësojnë fiksimin e oksigjenit në mushkëri dhe transportimin e tij në inde dhe organe), ferritin serum (i cili pasqyron sasinë e rezervave të hekurit në trup) dhe ngopjen e transferrinës (që tregon se sa prej hekurit në dispozicion mund të përdoret për të prodhuar qeliza të reja të kuqe të gjakut).

Shumë pasoja nga mungesa e hekurit

Tek fëmijët, mungesa e hekurit mund të shkaktojë çrregullime konjitive, motorike dhe të sjelljes. Gjatë shtatzënisë, nevoja e shtuar për hekur për zhvillimin e fetusit dhe placentës mund të shkaktojë një gjendje anemike tek nëna në pritje, një patologji e vërtetë që vjen nga një defiçit i rëndësishëm dhe i zgjatur, i cili nga ana tjetër rrit rrezikun e lindjes së parakohshme dhe peshës së ulët të fëmijës gjatë lindjes.

Mos e nënvlerësoni

Ndërhyrja në kohë për të korrigjuar mungesën e hekurit, veçanërisht gjatë shtatzanisë, është thelbësore, gjithashtu në fokusin e strategjive të ndryshme terapeutike që na lejojnë të përballojmë problemin: nga modifikimi i dietës, te marrja e përgatitjeve me bazë hekuri, deri te administrimi i terapive me injeksion kur ilaçet që merren përmes gojës kanë tolerancë të dobët.

Çfarë të hani

Ushqimet me origjinë shtazore që përmbajnë një sasi më të madhe hekuri dhe asimilohen më lehtë janë: mëlçia dhe të brendshmet; mishi (në veçanti mishi i gjelit të detit), peshku dhe e verdha e vezëve. Ushqimet më të pasura me hekur me origjinë bimore janë bishtajoret, kërpudhat e thata, frutat e thata (kajsitë e thata), drithërat dhe perimet me gjethe jeshile të errët (spinaqi dhe kale).

Trupi i njeriut ka nevojë për rreth 10-12 miligramë hekur në ditë, i cili, në kushte të caktuara, mund të rritet deri në 20 mg./pernenat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *