Të zbuloni mënyra të reja dhe atraktive që ndihmojnë fëmijët tuaj të përmirësojnë gjendjen e tyre në shkollë mund të jetë e vështirë për ju. Dhe nuk varet nga aftësitë e tyre por nga mënyrat që mësohen në shkollë.
Por mos e humbni shpresën! Ju e keni gjithmonë një mundësi shtesë që të përmirësoni shkathtësitë e tyre. Blogu 24/7Mom rekomandon 4 hapa të thjeshtë që do kontribonin në këtë çështje:
Le të vendosin qëllime të arritshme
Ka shumë shancë që fëmijët ndihen të mbingarkuar duke u fokusuar në arritjen e rezultateve dhe pa I kushtuar rëndësi procesit të punës që po e përshkojnë. Duke ua bërë të ditur që ju u keni vënë qëllime të vogla kështu ata do mundet t’I përmbushin më lehtë, rrjedhimisht do të ndihen se po arrijnë sukses çdo ditë e më shume.
Dëgjoni fëmijët me vëmendje
Të rriturit janë mësuar që të flasin dhe njëkohëssht të mendojnë edhe për të ardhmen. Por ata shpesh harrojnë që fëmijët nuk e kanë këtë aftësi. Përderisa ju mund t’i flisni për Pitagorën dhe rëndësinë e tij në matematikë, ata mund të jenë duke menduar për pushimet verore të radhës. Ju mund të përmendni ndonjë ngecje që e keni kaluar edhe ju si të vegjël. Kështu fëmijët tuaj do ta kenë më lehtë të ju shohin si shembll real, përcjellë GazetaShneta.
Ndryshoni taktikat e të mësuarit
Ku shkruan se fëmijët duhet të ndjekin të njejtën rrjedhë sistematike të të mësuarit? Ju si prindër mundeni më së miri të zbuloni taktikat që ata mund t’I kuptojnë më lehtë.
Për shembull, nëse fëmijët tuaj shfaqin interesim rreth mësimeve përmes videove dhe imazheve, incizoni ata tek mësojnë ose lëxojnë dhe më pas shikojeni bashkë. Ka shumë shanca që kështu të nxitni dëshirën e të mësuarit. Ose nëse fëmijët tuaj preferojnë leximin, ata mund t’I stimuloni që të kryejnë mësimet përmes të shkruarit.
Vlerësoni arritjet e fëmijëve
Duke vlerësuar arritjet e fëmijëve tuaj, sado të papritshme të kenë qenë ato nga ju, duhet t’ia bëni me dije se ju jeni krenarë për punën e tyre. Mund t’i thoni “Ndihem krenare që dje provove të lexosh pak më shumë. E di se ajo ka ndikuar që ti të marrësh notë të mirë në gjeografi”, kështu fëmijët tuaj do të jenë në dijeni se suksesi i tyre vëzhgohet dhe duartrokitet vazhdimisht nga prindërit e tyre. /GazetaShneta/