A ndihmon vitamina C në rritjen e fertilitetit tek gratë

2020-04-06 në ora 12:29

Steriliteti është një nga shqetësimet e shumta me të cilat përballen shumica e çifteve në të gjithë botën.

Një nga opsionet e shumta që mund të konsideroni për trajtimin e çështjeve të fertilitetit është Vitamina C shkruan parenting.firstcry, transmeton GazetaShneta.

Vitamina C është një vitaminë e tretshme në ujë. Kjo vitaminë largohet jashtë sistemit tuaj, prandaj duhet të rimbushet në baza ditore. Burimet më të mira të kësaj vitamine janë frutat dhe perimet e freskëta; megjithatë, mund të merret edhe në formën e shtesave dietike.

Përfitimet e vitaminës C për fertilitetin

Nëse po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, por pa sukses, është koha që ju të merrni parasysh shtimin e kësaj vitaminës C në dietën tuaj.

Marrja e vitaminës C ndihmon në përmirësimin e shanseve të konceptimit tek gratë, ja pse:

Marrja e vitaminës C mund t’i ndihmojë gratë të merren me shumë çështje të infertilitetit. Kjo vitaminë jo vetëm që ndihmon në përmirësimin e ekuilibrit hormonal të trupit por, prania e acidit askorbik ndihmon në rregullimin e funksionit të vezoreve dhe ciklit menstrual.

Vitamina C madje ndihmon në rritjen e nivelit të progesteronit në trup, i cili lidhet drejtpërdrejt me përmirësimin e shëndetshëm të mitrës duke trashur shtresën e mitrës. Shanset për ngjizje rriten ndjeshëm te gratë që përfshijnë shtesa të vitaminës C në dietën e tyre të përditshme sesa gratë që nuk marrin asnjë shtesë të vitaminës C./GazetaShneta/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *