Ka ndërruar jetë ortopedi i njohur nga Prizreni, Dr. Agim Siqeca, kjo për shkak të një sëmundje të rëndë.
Ai njihet edhe si humanist dhe aktivist i madh në komunën e Prizrenit. Ndërsa këtë lajm e kanë bërë të ditur familjarët, në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërsa Haxhi Avdyli, kryetar i LDK-së dega në Prizren ka kujtuar mikun e tij me fjalë ngushëllimi: R.I.P Dr Agim Siqeca, ortoped, humanist dhe aktivist. Na la Dr Agimi, një mik i mirë, një njeri plot energji, dhe shumë i kendshëm. Një lajm i dhimbshëm për të gjithë ne që e njohëm.
Ndërkohë atë e kanë kujtuar edhe shumë miq të tjerë, në rrjetet sociale, duke shprehur ngushëllime familjarëve./Gazeta Shneta/