Profesori dhe kirurgu i njohur torakal Dr. Safet Beqiri ka ndërruar jetë, ka njoftuar familja e tij me anë të një njoftimi.
“Të dashur familjarë, miq e dashamirë, të pikëlluar thellë Ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Prof. Dr. Safet Beqiri. Pushoftë i qetë shpirti i Tij në Paqen e Paskajshme! Për ditën e varrimit Ju njoftojmë ndërkohë.Të pikëlluar, Familja Beqiri!”, thuhet në njoftimin e familjes, shkruan Gazeta Shneta.
Prof Beqiri deri vitin e kaluar ka qenë duke ushtruar profesionin e tij në Gjermani në Klinikën 200-vjeçare “Kerckhoff” në shërbimin e kirurgjisë torakale.
Në vitin 2018 i ndjeri ishte nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” në Universiteti i Mjekësisë. /Gazeta Shneta/