Ka ndërruar jetë gruaja shtatzënë e cila ishte e prekur me koronavirus dhe e shtrirë në njësinë intensive në Klinikën Infektive në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori për Shëndetësi në Gjakovë Ferdinand Kolaj në një paraqitje në emisionin “Zyra e ankesave” në Gjakovë.
Gruaja nga Gjakova ka qenë e shtrirë në Klinikën Infektive që nga data 15 prill. E ndjera kishte pasur probleme neurologjike dhe ishte në javën e 28-të të shtatzënisë. /Gazeta Shneta/