Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë një paciente e cila ishte e sëmurë nga koronavirusi dhe po trajtohej në Klinikën Infektive.
Pacientja e moshës 66 vjeçare ishte shtrirë në Infektivë javën e kaluar dhe po trajtohej në kujdesin intensiv. Gazeta Shneta ka mësuar nga burime të sigurta se gruaja ishte e prekur nga Covid19 dhe kishte disa sëmundje shoqëruese dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Lajmin për Gazetën Shneta e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti. Ai ka thënë se pacientja është nga Malisheva dhe ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive.