Qendra e Mjekësisë Familjare në Ferizaj ishte ndryshe se herët e tjera, pasi kishte një atmosferë të ngrohtë në ambientet e saja.
Në nderim të Dr. Selvete Krasniqi e cila ushtronte profesionin e dermatologes e që dha kontribut shumëvjeçar në këtë institucion, u organizua një event në rastin e pensionimit të saj.
Ndërsa në fjalën e tyre Dr. Avni Neziri dhe Agim Rexhaj falënderuan doktoreshën për kontributin e dhënë në avancimin e mjekësisë ferizajase.
E emocionuar Doktoresha Selvete i falënderoi të gjithë për respektin që kanë treguar ndaj saj dhe bashkëpunimin e ofruar.
Më poshtë keni njoftimin e plotë të QMF në Ferizaj:
‘’Personeli i QMF 4 në një atmosferë të ngrohtë përcolli në pension Dr. Selvete Krasniqin – dermatologe. Në fjalët e rastit Dr. Avni Neziri dhe Agim Rexhaj e falënderuan doktoreshën ppr kontributin e dhënë në avancimin e mjekësisë ferizajase. Ndërsa doktoresha Selvete e emocionuar nga momentet e ndarjes nga kolegët, pacientët dhe institucioni ku kaloi një pjesë të madhe të jetës, i falënderoi të gjithë për respektin dhe bashkëpunimin. Drejtoria e QKMF -së e nderoi doktoreshën me mirënjohje për kontributin shumëvjeçar’’. /Gazeta Shneta/