Ndërhyrje e rrallë në QKUK, mjekët thonë se ia shpëtuan jetën 63-vjeçarit (Foto)

2017-08-14 në ora 10:31

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer një ndërhyrje e komplikuar, ku një pacienti i rrezikohej jeta si pasojë e komplikimeve shëndetësore në zemër.

“Pacientit B.Z (1954) nga Podujeva, i është bërë Bypassi dhe endarterectomy e arteries karotide të djathtë, pra procedurë e pastrimit dhe rikonstruktimit të arterieve që e furnizojnë me gjak trurin”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Sipas mjekëve, ndërhyrja përveçse ka shpëtuar në aspektin kardiokirugjik ka parandaluar edhe sulmin e mundshëm në tru që njihet si insult cerebral.

QKUK thotë se ndërhyrje të tilla deri më tani janë kryer vetëm në klinikat me shërbime më të avancuara, përderisa kjo është hera e parë që kryhet në shërbimin e kardiokirurgjisë.

Ekipa operatore përbëhej nga Dr. Raif Çavolli, kirurg kardiovaskular, dr. Sabjan Memisha, kardiokirug, dr. Shkelzen Murriqi, anesteziolog dhe ekipi tjetër ndihmës nga transfuzionisti, instrumentaret dhe teknikët e anestezionit, përfundon njoftimi. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *