Ndarja nga gjiri, mënyrat më të thjeshta për çdo nënë

2019-04-17 në ora 15:11

Ndarja e fëmijës nga gjiri kërkon një kujdes të vecantë nga nëna. Të mos harrojmë se është një moment delikat.

Ndarja e fëmijës nga gjiri kërkon një kujdes të vecantë nga nëna. Të mos harrojmë se është një moment delikat për të dyja palët. Dhe sipas ekspertes së laktacionit Kelly Bonyata ka disa mënyra efektive që nëna mund të përdorë për të ndarë me lehtësi fëmijën nga gjiri.

Mënyrat më të mira për të ndarë fëmijën nga gjiri sipas saj janë:

Teknika mos e refuzo-mos e ofro! Pra nëna në momentin që fëmija nuk e kërkon gjirin nuk duhet t’ja japë. Dhe në momentin tjetër që e kërkon mund t’ja japë por jo ta përdorë si metodë qetësimi. Me rritjen fëmija duhet të kuptojë se gjiri nuk është “mjet” ngushëllimi por ushqyerje.

Sipas ekspertes nëna duhet të ndërpresë gjirin dalëngadalë. Një vakt në karkun kohor 3-7 ditë do të ishte ideale. Në këtë mënyrë do të evitohen edhe problemet me gjirin. Një vakt në javë do të ishte perfekte të ndërprisni. Dhe përgjithësisht hiqen fillimisht vaktet më pak të rëndësishme për të lënë në fund të darkës dhe mëngjesit. Për të ndarë me lehtësi fëmijën nga gjiri ju mund të filloni duke shkurtuar kohën e ushqyerjes fillimisht.

Një teknikë tjetër do të ishte të mos ja jepnit gjirin menjëherë fëmijës pasi e kërkon. Mund ta mbani të zënë me dicka tjetër fillimisht.

Filloni të ndryshoni rutinën e përditshme. Pra ditët që do të ndërprisni gjirin mund të mbani fëmijën duke shëtitur apo bërë një aktivitet të caktuar për një kohë më të gjatë.

I thoni se mund tja jepni gjirin më vonë dhe gjatë pirjes shkurtoni orarin.

Në momentin që do të ndërprisni gjirin mos hiqni njëkohësisht një vakt të ditës dhe një vakt të natës. Pasi është stabilizuar ndërprerja e vakteve të ditës hiqni edhe të natës. Gjithmonë pasi ai nuk e kërkon më gjirin gjatë ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *