Edhe pse pa dashur, me disa shprehi të gabuara ju mund t’i dëmtoni veshkët tuaja.
Këto organe kanë një rol tejet thelbësor në organizmin e njeriut andaj kujdesi ndaj tyre është shumë i rëndësishëm.
Cilat janë disa nga këto zakoni, i mësoni më poshtë.
- Mbajtja e urinës
Të mos e zbrazni fshikzën atëherë kur ndjeni se është e nevojshme, është shumë e dëmshme. Bakteret qëndrojnë aty dhe veprojnë me shpejtësi kundër trupit tuaj. Kjo sjell infeksion veshkash apo urinar.
- Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë
Të rrish ulur për periudha të gjata kohe rrit shansin për një veshkë me probleme me 30%. Nëse qëndroni ulur për më shumë se 8 orë në ditë, përpiquni ta kompesoni me aktivitet fizik. 2,3 herë në javë palestër ose ecje të shpejtë nëpër lagje.
- Barnat e tepërta
Edhe pse ilaçer si aspirina apo ibuprofeni janë të sigurta, marrja e tyre në doza të larta dëmton veshkën duke e bërë atë të mos kujdeset siç duhet.
- Mos konsumimi i ujit
Të qëndrosh i hidratuar heq gjithë toksinat nga trupi juaj , por nëse ju nuk pini ujë mjaftueshëm, përfshi këtu dhimbje të menjëhershme veshkash. 1-2 litra në ditë është mjaftueshëm për të mbajtur një veshkë të shëndetshme.
- Mungesa e gjumit
Regjimi i rregullt i gjumit ndihmon veshkat të funksionojnë tamam, pasi këto të fundit rinovohen gjatë kohës kur trupi është në qetësi.
Të tjera zakone që shtojnë rrezikun e një veshke të dëmtuar janë:
Konsumimi i pijeve me gaz
Konsumi i lartë i mishit
Shumë sheqer ose kripë
Injorimi i infeksioneve të thjeshta
Stërvitja trupore e tepruar.