Prodhuesi Francez i formulës së qumështit Lactalis, ka nxitur thirrje globale rreth frikës së kontaminimit me bakterien Salmonella.
Autoritetet Franceze kanë bërë të ditur se rreth 26 foshnje janë sëmurë në gjithë vendin që nga fillimi i muajit dhjetor. Kjo thirrje prekë produktet dhe eksportin e tyre në Britani, Kinë, Pakistan, Bangladesh dhe Sudan.
Kjo përfshinë me qindra produkte të qumështit pluhur të brenduara nën markat Milumel, Picot dhe Celi.
Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj të produkteve të qumështit. Përfaqësuesi i kompanisë Michel Nalet, foli për AFP-në duke treguar se ”rreth 7000 tonë” të prodhimit mund të jenë kontaminuar, por kompania për momentin e ka të pamundur të tregojë se sa ka mbetur në treg, sa është konsumuar dhe sa ka mbetur në stok, transmeton Gazeta Shneta për BBC.
Sëmundja e shkaktuar nga bakteria e organeve të brendshme nga kafshët e fermës, është e rrezikshme për fëmijët dhe të moshuarit për shkak të rrezikut të dehidrimit.
Kjo nuk është hera e parë që industria e qumështit goditet nga bakteriet. Në vitin 2008, gjashtë foshnje kishin vdekur dhe rreth 300.000 të tjera u sëmurën, pasi që prodhuesit kinezë kishin shtuar kemikalen industriale të quajtur Melaminë, në produktet e qumështit pluhur.