Shkruan:Sejdë Tolaj/PhD
Në trendet e kohës së sotme moderne,ku mungesa e kufijve midis punës dhe pushimit, orëve të gjata të punës e zhvillimit të teknologjisë kanë eliminuar kufijtë fizik që dikur kufizonin orët e punës. Tani punonjësi pritet të jetë në dispozicion kudo dhe kurdo,kështu që puna nuk është më hapsinore dhe temporale, gjë e cila e bënë të dallojë nga pushimi, por puna pritet të kryhet edhe në kohën e lirë, në mënyrë që të permbushen kërkesat e shumta të punës moderne.
Vetëdijesimi i publikut për stresin e punës nuk ka qenë kurrë më i madh se tani, por jo vetëm për shkak të lidhshmërisë së ngushtë me sëmundjet fizike dhe mendore, por edhe për shkak të një numri të madh të rasteve gjyqësore, në të cilat punonjësit kërkojnë kompenzim për problemet shëndetësore të shkaktuara nga stresi në vendin e punës. Shumë nga këto raste janë zgjidhur edhe jashtë gjykatës, ku punonjësit kanë marrë deri në 200 mijë euro kompensim për ankthe e kolapse nervore të perjetuara si pasojë e ngarkesave të tepërta të punës.
Në shumicën e vendeve mungon një legjislacion i posaçëm për stresin e punës,disa shtete të zhvilluara kanë hartuar udhëzues,të cilët deklarojnë që punëdhënesit e kanë për detyrë të sigurojnë që shëndeti i punonjësve nuk vihet në rrezik nga nivelet e larta të stresit të shkaktuara nga mënyra e organizimit të punës dhe kërkesat e tepërta. Punëdhënesit duhet të kenë parasysh stresin kur vlersojnë rreziqe të mundshme shëndetësore në vend të punës, duhet shtuar vëmendjen në lidhje me shfaqjen e problemeve të mundshme shëndetësore dhe duhet të pergaditen jo vetëm për te vepruar në rast të shfaqjes së problemeve por edhe për të ndaluar ato. Edhe pse kërcënimet nga stresi i perjetuar nga punëtorët,të tilla si kostot gjithnjë e më të larta nga proceset gjyqësore, nga shpenzimet e sigurimeve shëndetësore dhe nga humbja e produktivitetit, kanë filluar të merren parasysh nga disa punëdhënës edhe pse shumica prej tyre nuk duan ta pranojnë fenomenin e stresit si një epidemi serioze. Kështu si përgjigjje ndaj stresit të perjetuar të punëtorëve, punëdhënësit janë perqendruar më shumë në ofrimin e trajnimeve këshilluese e të ngjajshme për menaxhimin e stresit dhe mungesave të shumta,në vend të ndermarrjes së masave më radikale parandaluese,siç është ridizajnimi i punës.