Vitamina K është e dy llojeve, K-1 dhe K-2. Këto vitamina prodhojnë proteina C dhe S që ndihmojnë në koagulimin e gjakut.
Mungesa e Vitaminës K është një gjendje e rrallë shëndetësore që shfaqet kur trupi i një individi nuk prodhon mjaftueshëm lëndë ushqyese dhe vuan nga rreziku i gjakderdhjes së tepërt, transmeton Gazeta Shneta.
Simptoma e parë që duhet të keni kujdes: Gjakdedhje në hundë ose në mishrat e dhëmbëve.
Meqenëse mungesa e Vitaminës K ndikon në prodhimin e faktorëve të mpiksjes përfshirë proteinën C dhe proteinën S, ajo mund të shkaktojë gjakderdhje të tepruar.
Jo vetëm që kjo mungesë e vitaminës mund të shkaktojë gjakderdhje nga hundët dhe mishrat e dhëmbëve ajo gjithashtu shkakton gjakderdhje të tepërt nga plagët, punksionet si dhe vendet kirurgjikale.
Simptoma të tjera të kësaj mungese ushqyese përfshijnë periudha të rënda menstruale, gjakderdhje në traktin gastrointestinal dhe gjak në jashtëqitje. /GazetaShneta/