Marrja e sa më shumë vitaminave gjatë shtatzënisë është e mirëpritur, për shkak se mungesa e tyre mund të shkaktojë çrregullime të shumta.
Marrja e shtesave të vitaminës D gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë mund të parandalojë tiparet e autizmit tek të sapolindurit, sipas një studimi të ri të kryer në minj.
Sipas një studimi të ri jashtë Australisë, nënat që marrin shtojca të vitaminës D gjatë shtatzënisë, mund të ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së tipareve të autizmit në fëmijët e tyre.
Këto gjetje të bazuara në hulumtimet e mëparshme që gjetën gratë shtatzëna me nivel të ulët të Vitaminës D në javën e 20, kishin më shumë gjasa të kishin një fëmijë me tipare autizmi nga mosha 6 vjeçare.
“Studimi ynë përdori modelin më të pranuar të zhvillimit të autizmit në të cilin minj të prekur sillen në mënyrë anormale dhe tregojnë deficite në ndërveprimin social, mësimin bazë dhe sjelljet stereotipike”, shpjegoi Eyles, transmeton Gazeta Shneta.
“Ne kemi gjetur se femrat shtatzëna të trajtuara me vitaminë D aktive në ekuivalentin e tremujorit të parë të shtatëzënësisë prodhuan pasardhës që nuk i zhvilluan këto defiçite”.
Ky informacion i ri do të na lejojë të hulumtojmë më tej dozën ideale dhe kohën e plotësimit të vitaminës D për gratë shtatzëna”./Gazeta Shneta/