Vlerësimet e fundit tregojnë se 81% e nënave janë diagnostifikuar me mungesë të Vitaminës D çdo vit.
Për shkak të rritjes së pigmentimit të lëkurës dhe konsumit të dobët të ushqimit, gratë rrezikohen çdo herë e më shumë të kenë mungesë të Vitaminë D, transmeton Gazeta Shneta.
Gjetjet treguan që fëmijët mund të jenë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të çrregullimit të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) nëse nënat vuanin nga mungesa e Vitaminës D gjatë shtatzanisë.
Gjetet e studimit zbuluan se fëmijët, nënat e të cilave ishin të mangëta me Vitaminë D gjatë tremujorëve të parë, kishin një rrezik prej 34% më të madh të ADHD në krahasim me ata që nënat e të cilëve kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës D.
Megjithatë, studiuesit rekomanduan se gjatë shtatzanisë duhet të mirren 10 gr në ditë dhe treguan se mungesa e Vitaminës D tek gratë shtatzëna është shqetësuese në gjithë botën. /GazetaShneta/