Mungesa e gjumit të mjaftueshëm për trupin është tejet e rrezikshme. Përpos të gjithave, sistemi juaj imunitar do të dobësohet, dëshira seksuale do të zbritet, çrregullimet mendore shfaqen, shtimi në peshë, etj. Gjithashtu, nëse bëni gjumë të mjaftueshëm, rrisni rrezikun e kancerit, diabetit, madje edhe aksidenteve në trafik.shtë lista e ndryshimeve në organizëm që do të përjetoni nese nuk flini aq orë sa trupi juaj kërkon, transmeton Gazeta Shneta.
Do të sëmureni:
Mungesa e këtij faktori, bën që trupi të humbas aftësinë e luftimit të sëmundjeve. Studiuesit e Sleep Department, kanë zbuluar ndërlidhjen e ngushtë në mes të gjumit dhe sistemit imunitar, prandaj edhe sëmundjet sezonale apo të tjera, e kanë më të lehtë të depërtojnë në organizmin tuaj.
Çrregullimi i zemrës:
Bazuar në analizat më të reja të publikuara në European Heart Journal, edhe gjumi i paktë dhe i tepërt gjatë natës, ndikojnë në shëndetin e zemrës. Sipas tyre, mundësitë e zhvillimit të ndonjë çrregullimi në zemër, apo tronditjës, rrezikojnë organizmin për shkak të mungesës së gjumit të mjaftueshëm.
Rreziku nga kanceri:
Gjumi i shkurtuar asocion me rritje më të madhe në kancerin e gjirit, prostatës, dhe kancerin e zorrëve, thotë departamenti AASM. Sipas tyre, femrat dhe meshkujt që flinin nga 7 apo më shumë orë gjumë gjatë testimit, kishin edhe faktorë të ndryshëm për jetë më të gjatë.
Çrregullime në të menduar:
Edhe nëse humbisni vetëm një natë gjumë, do të keni probleme kognitive/të menduarit. Në një studim të publikuar nga Experimental Brain Research, një grup i 18 meshkujve janë testuar në mënyra të ndryshme, njëra prej të cilave ishte të kalonin një natë të tërë pagjumë, dhe rezultati ishte se truri i tyre nuk i kryente me rregull funksionet si memoria, marrja e vendimeve, arsyetimi, zgjidhjet e problemeve vështirësoheshin, etj.
Shtimi i peshës:
Kjo mungesë e gjumit shkakton edhe shtimin e disa kg në trupin tuaj. Një studim amerikan ka vëzhguar ndërlidhjen në mes gjumit dhe peshës në 21,469 të rritur mbi moshën 20 vjeç. Personat që flinin më pak se 5 orë gjatë natës për tre vite studimi, ishin më të rrezikuar nga shtimi i peshës, dhe eventualisht të bëheshin obez. Ata që flinin 7 deri në 8 orë kaluan testin me peshë të mirë trupore. /Gazeta Shneta/