Veshja e getave ose streçeve në shtatazni, është e lejueshme, por kur barku juaj të rritet sigurohuni të merrni streçe të përshtatshme për gra shtatzënë, të cilat nuk janë shumë të ngushta dhe e mbrojnë barkun nga shtrëngimi.
Shumica e trye përbëhen nga pëlhura sintetike, të cilat ju shkaktojnë djersë, ju mbajnë vapë dhe krijojnë ambient të lagësht.
Për të shmangur këto probleme, kërkojini streçet me përbërje të lartë pambuku dhe përpiquni të mos i vishni çdo ditë. Streçet e përbëra nga fibra natyrore si pambuku apo kërpi, janë shumë më të rehatshme, sidomos në verë.
Çorapet e gjata mund të jenë një opsion alternativ për të mos veshur geta, megjithëse ato mund të irritojnë variçet, të cilat mund të shkaktohen në shtatzani.
Disa nëna mund të përjetojnë edhe kruajtje në bark kur veshin geta e streçe. Në këto raste, zgjidhni një palë me shtrat më të shkurtër që të mos ua mbulojnë barkun. /Gazeta Shneta/