Trupi i çdo gruaje ndryshon, dhe në rast se jeni të shqetësuara për thimthat e rrafshëta, vazhdoni të lexoni.
Në këtë artikull, MumJunction diskuton në lidhje me këtë fenomen, si dhe thekson se është thuajse krejtësisht normale që nënat të cilat kanë thimtha të rrafshëta të ushqejnë me gji foshnjën e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Hapat të cilat duhet ndjekur për të zbuluar nëse keni thimtha të rrafshëta janë këto:
1. Mbani pjesët anësore të areolës butësisht me gishtin e madh dhe të dytin
2. Shtypni për të kuptuar nëse thimtha juaj del jashtë
Çfarë duhet të bëjë?
1. Ndërsa thimthat e rrafshëta apo të futura brenda nuk janë një shqetësim, në rast se keni ndonjë shqetësim me gjidhënien, juve ju duhet të shkoni tek mjeku
2. Në mënyrë alternative, gjithashtu ju mund të përdorni mbrojtëse gjiri, të cilat i gjeni nëpër markete të ndryshme
A mund të ushqejë gji pavarësisht thimthave të rrafshëta?
Natyrisht, gratë të cilat kanë thimtha të rrafshëta nuk bëjnë ndonjë përjashtim ndaj nënave gjidhënëse tjera.
Në shumicën e resteve, thimthat e futura brenda dalin jashtë për shkak të gjidhënies./Gazeta Shneta/