Disa studiues besojnë se stresi gjatë shtatzënisë mund të jetë faktor i rëndësishëm për abort, ndërsa të tjerë mendojnë se nuk ka lidhje fare.
Përgjigjja e shkurtë është: Jo, stresi nuk shkakton abort, por nëse nuk kontrollohet për kohë të gjatë, stresi mund të shkaktojë komplikime dhe të pengojë shtatzëninë, transmeton Gazeta Shneta.
Është e kuptueshme se jo në çdo situatë mund të largoni stresin, megjithatë shtatzëna duhet ta mbajë vetën të lumtur dhe pozitive.
Besohet se pozitiviteti jo vetëm ndikon në shëndetin tuaj, por edhe përmirëson shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës.
Stresi është përgjegjës për një sërë sëmundjesh si presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe kushte tjera të rrezikshme për jetën si kanceri.
Shëndeti fizik dhe mendor janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. /Gazeta Shneta/