Ekziston një mit i zakonshëm që thekson se nuk mund të ngelësh shtatzënë derisa ushqehet me gji një fëmijë – por a ka ndonjë të vërtetë për të?
Epo, nëse jeni duke ushqyer me gji fëmijën tuaj, mund të përjetoni diçka të njohur si amenorrhea, që do të thotë që do të ndërprerën menstruacionet ngase jeni duke ushqyer me gji. Trupi juaj prodhon hormon prolaktin për t’ju lejuar të ushqeni me gji duke përjashtuar hormonin e estrogjenit, prandaj ndodh kjo, thotë ekspertja e shëndetit i grave Jennifer Wider, M.D, transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, nëse jeni duke bërë seks, të ngelurit shtatzënë është gjithmonë një mundësi – dhe kjo është diçka që shumë gra nuk e kanë të qartë.
“Shumë gra janë nën përshtypjen se ushqyerja me gji do t’i mbrojë ato që të mos mbeten shtatzënë përsëri, por kjo nuk është e vërtetë”, thotë ekspertja e shëndetit i grave, Jennifer Wider, MD
“Një grua mund të ovulohet ndërsa është duke ushqyer me gji, por nganjëherë është e vështirë të zbulohet , veçanërisht nëse ajo nuk ka një cikël normal. ”
Por edhe nëse cikli juaj nuk është i rregullt gjatë kohës që jeni duke ushqyer me gji, mund të mbeteni ende shtatzënë./Gazeta Shneta/