Dita e parë e menstruacioneve është edhe dita e parë e ciklit. Ovulacioni mund të ndodh në mes ditës së 11-të dhe të 21-të – atëherë kur vezorja liron qelizën vezore.
Mesatarisht, ditët e pëlleshme përfshijnë 5 deri në 7 ditë në muaj andaj femra e cila ka cikël të rregullt prej 28 deri në 30 ditësh më së shpeshti nuk mund të ngelet shtatzënë gjatë menstruacioneve.
Mirëpo, femrat me ciklin më të shkurtër mund të hyjnë në ovulacion që para përfundimit të ciklit.
Për shembull, në një hulumtim, 10 për qind të femrave kanë qenë të frytshme që në ditën e gjashtë të ciklit. /Telegrafi/