Një nga shqetësimet më të mëdha të nënave është rënia e flokëve gjatë shtatzënisë por edhe pas lindjes. Madje kjo gjë mund edhe t’i zhgënjej aq shumë saqë do të mendojnë se do të mbeten tërësisht pa flokë.
Mamia Razije Musa thotë se një gjë të tillë e ka kaluar edhe ajo vet me lindjen e tre fëmijëve. Ajo ka këshilluar nënat që të mos shqetësohen për rënien e flokëve, shkruan Gazeta Shneta.
Këshilla e saj e plotë:
A duhet të shqetësoheni për rënien e flokëve pas lindjes ?
Të dashura nana, unë e di se kur ju i shihni fotografitë tuaja gjatë shtatëzanisë pyeteni nëse diçka nuk është në rregull me ju sepse flokët në shumicën e rasteve nuk i’u ngjajnë me ato në foto.
Shumë herë me pyesni se çka duhet të bëni për të ndalë rënien e flokëve pas lindjes. Pyetjet si a do të mbetem pa flokë, çka të bëjë kur në çdo cep të dhomës shoh qime të flokëve, kam filluar të humb vetëbesimin e të tjera, janë të shpeshta dhe normale.
Ajo për të cilën ju nuk duhet të brengoseni është që do të mbeteni pa flokë terësisht, kjo nuk i ka ndodhur askujt që nuk ka ndonjë problem tjetër shëndetësor. Në të njejtën situatë kam kaluar edhe un si nanë e tre fëmijëve.
Pas lindjes te çdo grua bjen niveli i hormonit estrogjen dhe kjo ndikon që flokët të fillojnë të bien. Unë them se nuk ka ndonjë kurim magjik, kjo situatë është diçka që ne profesionistët e konsiderojmë normale.
Do të duhen disa muaj deri në një vit për të rikthyer gjendjen tuaj normale, juve mund të ju duket se deri atëherë nuk do të keni më flokë ne kokë por kjo nuk qëndron, prandaj rini të qeta.
E rëndësishme është që ju të ushqeheni shëndetshëm ashtu që të mos keni mungesë të vitaminave që mund të ndërlidhen pastaj edhe me probleme tjera shëndetësore.
Me dashuri, Razija