Keni dëgjuar dhe më parë, se gjatë gjidhënies duket sikur ju jeni më të sigura për sa i përket mbetjes së menjëhershme shtatzënë pasiqë dhe nuk keni cikël menstrual.
Poashtu, shpesh ushqyerja me gji e njohur edhe si lloj ‘kontraceptiv i shkëlqyeshëm natyror’, kjo nuk do të thotë se ju nuk jeni fertile gjatë kësaj periudhe shkruan FirstCryParenting.
Përdorimi i disa mjeteve të kontracepsionit është thelbësore nëse jeni të prirura të shmangni shtatzëninë gjatë ditëve të gjidhënies përcjell Gazeta Shneta.
A mund të mbeteni shtatzënë ndërsa ushqeni me gji?
Po, është e mundur që të ushqeni me gji dhe të mbeteni shtatzënë në të njëjtën kohë. Një nënë, bebja e së cilës është nën moshën gjashtë muajshe dhe është vetëm me gji, mund të mos ketë menstracione gjatë kësaj periudhe.
Por nuk ka asnjë mënyrë për të përcaktuar kur trupi i saj mund të lëshojë një vezë, duke çuar në ovulim.
Pra, shanset për të mbetur shtatëzënë gjatë ushqyerjes me gji ekzistojnë, megjithëse mund të jenë pak më të ulëta.
Si ndikon ushqyerja me gji në shtatëzani?
Ekziston një rritje e prodhimit të hormonit prolaktin në trupin tuaj si rezultat i stimulimit të thithkave gjatë gjidhënies.
Nivele më të larta të prolaktinës, nënkuptojnë një ulje të pjellorisë tuaj. Ky hormon parandalon ovulacionin dhe mban menstruacionet tua që të mos fillojnë punën e tyre.
Nivelet e prolaktinës janë në nivelet më të larta gjatë natës dhe menjëherë pasi të zgjoheni.
Por, është e rëndësishme të mbani mend se mund të ketë ovulim edhe nëse nuk përjetoni ende ndonjë fluks menstrual./Gazeta Shneta/