Është e kuptueshme se shtatzënia do ju shtojë ca kile të tepërta në trupin tuaj. Por kjo peshë ekstra është e gjitha në të mirën e foshnjes tuaj.
Meqenëse trupi juaj gjërsa jeni shtatzënë punon dyfish që të siguroë zhvillimin tuaj dhe të fetusit, shmangia nga disa ushqime munë të rëndojë këtë procedurë zhvillimi, transmeton GazetaShneta.
Nëse ju mbani dietë atëherë trupi juaj nuk do të ketë lëndë të mjaftueshme ushqyese si hekuri, vitmiat, mineralet, acidet folike etj; nëse trupit të një gruaje shtatzënë i mungojnë këto elemente atëherë rrezikohet edhe mirëqenia e bebit në stomak, shkruan “Parenting”.
Është më se e vërtetë që mbipesha rrit rrezikun për prekje nga sëmundje të ndryshme e sidomos nga diabeti gestacional, tensioni i lartë i gjakut etj. ama mbajtja e dietës sërish nuk rekomandohet.
Duhet të vëni kujdes gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë sepse në këtë periudhë ju do të ndjeni të përzierat dhe të vjellat e mëngjesit të cilat do ju humbin shumë kalori. Shto këtu edhe kaloritë që do i humbisnit ju nga dieta dhe gjendja shëndetësore e juaja dhe e foshnjes do pësojë shok alarmant.
Andaj, fokusohuni më shumë që të bëni zgjdhje sa më të shëndetshme të ushqimit në vend se të ndaloni konsumimin e gjërave. Duhet po ashtu të jeni aktive me sporte fizikë në mënyrë që të mbani në rregull peshën si dhe funksionimin e zemrës e gjakut. /GazetaShneta/