A mund të masturbojmë gjatë kohës që jemi shtatzënë?

2019-06-10 në ora 20:47

Shumica e mjekëve pajtohen se masturbimi gjatë shtatzanisë është i sigurtë, dhe se mund të ofrojë edhe përfitime shëndetësore si ulja e stresit dhe nxitja e rrjedhës së gjakut. Për disa gra shtatzëna, sëmundjet e mëngjesit si vjelljet dhe lodhja heqin çdo interes për aktivitetet seksuale duke përfshirë edhe masturbimin.

Gratë shpesh pyesin nëse masturbimi gjatë shtatzanisë është i sigurtë ose nëse ka rreziqe. Lajmi i mirë është se, në shumicën e rasteve është plotësisht i sigurtë.

Në shumicën e shtatëzanive, masturbimi është një mënyrë krejtësisht e sigurtë për të lehtësuar stresin dhe për të menaxhuar epshin. Gjithashtu mund edhe të përdorni lodra seksi si vibrator ose dildo për aq kohë sa ato janë të pastërta.

Para se të përdorni ndonjë lodër seksuale, pastroni ato me ujë dhe sapun për të parandaluar bakteriet nga hyrja në vaginë. Kjo vlen edhe për duart. Gjithashtu mbani thonjë të shkurtë për të parandaluar gërvishjet.

Masturbimi nuk do të dëmtojë foshnjën dhe foshnja nuk do të kuptojë se çfarë po ndodhë. Në fakt, disa mjek besojnë se foshnjat mund të lehtësohen ose ngushëllohen nga kontraktimet ritmike të mitrës që ndodhin gjatë një orgazme./GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *