Nëse keni lindur me prerje cezariane, kjo nuk nënkupton se automatikisht lindja e radhës do të jetë e tillë.
Më shumë se një në pesë gra lindin fëmijën e tyre të parë me operacion, por ka gjasa që lindjet e tjera të jenë natyrale. Megjithatë, rekomandimi i mjekut është i nevojshëm patjetër.
Lindjet me operacion përbëjnë rrezik për operacionet e mëvonshme, për humbjen e gjakut, infeksionet, dëmtimin e organeve etj. Kështu, lindja e parë me operacion është më pak e rrezikshme se e dyta e me radhë./Pernenat/