Një nga temat më të ndjeshme sa i përket krijimit të familjes dhe ngeljes shtatzënë është papjelloria ose infertiliteti.
Shumë studime kanë nxjerrë rezultatë të dyanshme, në kuptimin se të dy gjinitë mund të jenë indikatore pse nuk mund të bëhen prindër, transmeton GazetaShneta.
Janë kryer ekzaminime të shumta të cilat kanë tentuar që të gjejnë një zgjidhje për këtë problemtatikë.
Stduimi i fundit po pretendon që ka gjetur zgjidhjen përmes vezoreve artificiale, shkruan “Science”.
Kjo procedurë thuhet që do ndihmojë jashtë mase edhe gratë e prekura nga kanceri dhe po ashtu edhe gratë e prekura nga kimioterapia.
Në anën tjetër mjekët kanë vleresuar edhe shkaqet apo efektet negative të kësaj procedure dukë lënë hapësirë për rrezikim të rikthimit të sëmundjes kancerogjene. Gratë që kanë qenë të prekura nga leukemia ose nga kanceri në mitër nuk janë të rrezikuara.
Sipas gjinekologut Stuar Lavery, po bëhen përpjekje të mëdha që të përmirësohen teknikat e uljes së papjellorisë përmes procedurës së vezoreve artificiale.
Ky studim është kryer në minj por së shpejti pritet të testohet edhe në njerëz.
Një mënyrë që procedura do të arrijë efektin është që të marrë sa më shumë vezore të shëndetshme nga nëna dhe ti ngrijë ato deri në datën e caktuar kur do të ngelë shtatzënë.