Infeksionet vaginale janë mjaftë të zakonshme.
Ato mund të skaktojnë rrjedhje anormale të vaginës, siklet gjatë urinimit, kruajtje dhe djegie në zonën vaginale transmeton Gazeta Shneta. Këto simptoma mund ta bëjnë të pakëndshëm seksin.
Marrëdhëniet jatë infeksioneve mund të sjellin rreziqe edhe nëse nuk shfaqin simptoma. Aktiviteti seksual mund ta zgjasë infeksionin, duke lejuar që simptomat të kthehen. Gjithashtu, aktiviteti seksual mund të transmetojë infeksionin nga ju tek partneri juaj.
Marrëdhëniet munr të shkaktojnë dhimbje dhe të përkeqësojnë simptomat e tjera
Marrëdhëniet gjatë infeksioneve mund të jenë të dhimbshme dhe të pakëndshme dhe kontakti lëkurë me lëkurë mund të jetë shumë i ashpër.
Penetrimi mund të përkeqësojë indet si dhe të rrisë kruajtjen dhe acarimin. Futja e ndonjë gjëje në vaginë, qoftë lodrat e seksit dhe gishtat mund të krijojnë baktere të reja. Kjo mund ta bëjë edhe më keq infeksionin tuaj./GazetaShneta/