Nëse keni lindur me prerje cezariane, kjo nuk nënkupton se me doemos lindja e radhës do të jetë e tillë. Më shumë se një në pesë gra lindin fëmijën e tyre të parë me operacion, por ka gjasa që lindjet e tjera të jenë natyrale. Megjithatë, rekomandimi i mjekut është i nevojshëm patjetër.
Lindjet me operacion përbëjnë rrezik për operacionet e mëvonshme, për humbje të gjakut, infeksione, dëmtim të organeve etj. Kështu, lindja e parë me operacion është më pak e rrezikshme se e dyta e me radhë.
Lindja natyrale pas lindjes me operacion:
- Nuk rekomandohet nëse operacioni është kryer vertikalisht, sepse mund të rezultojë në këputje të mitrës.
- Mund të kryhen nëse çarja e operacionit është bërë horizontalisht dhe poshtë.
- Është më e lehtë të ndodhë nëse para lindjes me operacion keni bërë lindje natyrale.
- Mund të jetë e suksesshme nëse dhimbjet e lindjes janë spontane.
- Do të jetë shumë e vështirë, nëse lindja e mëparshme u bë me operacion për shkak të vështirësive që nuk mund të shmangeshin.
- Mund të jenë më pak të suksesshme nëse jeni mbipeshë ose keni fituar shumë kile gjatë shtatzënisë.
- Mund të jetë më e rrezikshme nëse fëmija juaj ka peshë të madhe.
- Sa më e re të jeni, aq më të suksesshme janë.
- Pavarësisht avantazheve të një lindje natyrale pas lindjes me operacion (si qëndrim më i shkurtër në spital, rrezik më i ulët i infeksionit dhe kosto më e ulët), ju keni të drejtë të zgjidhni sërish lindjen me operacion, nëse edhe mjeku është dakord./pernneat.al/