A mund të keni shtatzëni normale pas IVF’it?

2019-01-11 në ora 21:52

Ndërkohë që disa çifte nuk mund të përjetojnë shtatzëni normale pas fekondimit artificial disa të tjerë mund të gëzohen me një shtatzëni të dytë normale.

Në cilat raste mund të fillojë një shtatzëni normale? Në cilat raste duhet provuar përsëri fekondimi artificial dhe cila është mesatarja e zhvillimit të një shtatzënie normale?

Problemet e çiftit përcaktojnë formën e kurës dhe mesataren e suksesit. Femra mund të ngelë shtatzënë normalisht edhe pas fekondimit artificial. Nëse i hedhim një sy rasteve të fekondimit artificial mund të shohim se në 10-20% të rasteve shfaqet shtatzëni normale.

Një nga shqetësimet kryesore të çifteve të cilët aplikojnë fekondimin artificial është pikëpyetja e cila qëndron në përjetimin apo jo edhe një here për fëmijën e dytë të stresit të përjetuar herën e parë. Siç dihet gjatë fekondimit artificial veza pllenohet në kushte laboratorike dhe më pas vendoset në mitrën e femrës. A është e mundur që çiftet të përjetojnë një shtatzëni normale edhe pas fekondimit artificial ?

Në disa raste çiftet nuk mund të fillojnë një shtatzëni normale pas fekondimit artificial ndërsa në raste tjera mund të përjetojnë gëzimin e fillimit të shtatzënisë në rrugë normale.

Në cilat raste mund të fillohet shtatzënia normale?

Në rast të bllokimit të njërit apo të dy kanaleve ose në rast të heqjes së tyre pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, mungesa e spermës janë disa nga faktorët të cilët pengojnë seriozisht fillimin e një shtatzënie. Por, në disa raste kjo është e mundur pas kurimit. Në rast të çifteve sterile për një kohë të shkurtër dhe nën moshën 35 vjeç mesatarja e fillimit të një shtatzënie normale është më e madhe.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU)

Në rast të çifteve sterile të moshës nën 35 vjeç të cilët aplikojnë fekondimin artificial mundësia e fillimit të një shtatzënie të dytë normale është 40%. Po sigurisht që edhe heqja e stresit të krijuar mbi çiftin për shkak të mospasjes së një fëmije do të ndikojë pozitivisht në funksionimin më të shëndetshëm të funksioneve riprodhuese.

Shtatzënia është një lloj menopauze

Një grup tjetër janë dhe të sëmurët me endometriozi sipërfaqësore. Me ndihmën e kurës endometriozi hiqet ndjeshmëria e ostrogjenit dhe thahen vatrat. Dhe kjo është krijimi i një menopauze me anë të ilaçeve. Edhe shtatzënia është një lloj menopauze sepse shtatzënës nuk i shfaqen menstruacionet për 1-1,5 vjet.

Në rastet e fekondimit artificial veçanërisht tek te sëmurët me endometriozinë sipërfaqësore mund të rritet mundësia e fillimit të një shtatzënie të dytë normale. Nëse shihet dhe faktori mashkullor pra nëse nuk ka probleme serioze me spermën, nëse rregullohen kushtet e jetesës, realizohet një ushqyerje e rregullt dhe e shëndetshme, hiqet dorë nga zakonet e dëmshme atëherë mund të ekzistojë mundësia e fillimit të një shtatzënie normale pas shtatzënisë së realizuar me fekondim artificial.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *